LSM kërkon sa më shpejtë rritje lineare të pagave, më 1 maj organizon protestë sindikale

Lidhja e Sindikale e Maqedonisë (LSM) sot i ftoi të gjithë punëtorët, sindikatat dhe organizatat joqeveritare që të kyçen në protestën që do të mbahet më 1 maj – Ditën Ndërkombëtare të Punës, a në të cilin do të kërkohet rritje lineare të pagave për 2.806 denarë, njofton Portalb.mk.

Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, sot në konferencë për shtyp tha se analizat e sindikatës tregojnë se muajin e kaluar, inflacioni është rritur për 8.8% dhe nëse sa më shpejtë nuk rriten pagat, inflacioni do ta “gëlltitë” këtë rritje.

“Për atë kërkesa jonë është për rritje të pagave prej 2.806 denarë sa më shpejtë, pasi që shohim se inflacioni çdo muaj është më i lartë dhe nëse këto para nuk i marrim një ditë e më parë ndoshta vlera e tyre muajin e ardhshëm do të jetë më e vogël”, deklaroi Dimovski.

Ai shtoi se si sindikatë nuk llogarisin me përqindje, pasi që përqindja për një punëtor nënkupton më pak a për një tjetër më shumë.

“LSM këtë 1 maj nuk do të festojë, por do të protestojë. Që të festojnë na duhen para, a paratë po na i gëlltitë inflacioni. Për atë, të gjithë punëtorët, pensionistët, rinia të dalin bashkë dhe t’u tregojmë punëdhënësve se pa dallim nëse janë nga sektori publik ose privat na duhet sa më shpejtë rritje të pagave. Ne nuk llogarisim me përqindje pasi që kjo për një punëtor nënkupton më shumë, a për një tjetër më pak. Qëllimi ynë është që ne si LSM t’u ndihmojmë shtresave më të ulëta të punëtorëve me paga më të ulëta”, dha Dimovski.

Protesta do të mbahet më 1 maj me fillim prej orës 12:30 përpara ndërtesës së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, a do të mbarojë para Qeverisë ku do të prezantohen kërkesat e punëtorëve.

Sipas LSM-së më shumë se 700.000 punëtorë në RMV, janë të prekur nga nevoja e rritjes së pagës.

LSM, shtoi Dimovski, gjithashtu nuk heq dorë që ta kthejë regresin për pushim vjetor në sektorin publik.

Në lidhje me ndodhitë në grevën në arsim dhe pakënaqësinë te një pjesë e anëtarësisë, Dimovski tha se i mbështesin punëtorët e arsimit dhe i ftoi që nëse dëshirojnë të drejtohen te LSM dhe të shohin se për çfarë arsye greva është pezulluar.

LEXO: Lufta për paga të dinjitetshme vazhdon në rrugë: LSM i fton punëtorët të kyçen në protestën e 1 majit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button