Madagaskar, 5 të vdekur nga goditja e uraganit “Jasmina”

Uragani “Jasmina”, i cili goditi Madagaskarin, ka shkaktuar vdekjen e pesë personave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra për Menaxhimin e Rrezikut dhe Emergjencave në Madagaskar (BNGRC) tha se dëmet materiale në jug të vendit janë gjithnjë më të mëdha, ndërsa plotësisht janë shkatërruar pesë shtëpi.

Thuhet se pasojat e uraganit janë ndjerë nga 2.246 persona, ndërsa shtatë persona rezultojnë të zhdukur dhe pesë të vdekur.

Madagaskari u godit nga uragani “Ana” në janar, “Batsirai”, “Dumako” dhe “Emnati” në shkurt dhe stuhia “Gombe” në mars.

Gjatë goditjes së uraganit “Batsirai” humbën jetën më shumë se 120 persona, ndërsa 56.900 janë zhvendosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button