Helmet shkatërrojnë botën e egër, autorët mbeten të pandëshkuar

Helmimi i ilegal e shkatërron biodiversitetin në Ballkan, ndërsa vetëm një për qind e rasteve përfundojnë në gjykatë, tregon Studimit më i ri fundit për helmimin e shkabave, që e publikoi Shoqëria ekologjike e Maqedonisë (ShEM). Sipas  të dhënave të dokumentit, përdorimi i paligjshëm i substancave toksike në mjedisin jetësor për mënjanimin e kafshëve të “të padëshiruara” varfëron biodiversitetin dhe përbën kërcënim për shëndetin publik. Megjithatë, këto raste vazhdojnë të mbeten të paregjistruara, ndërsa autorët mbeten të pandëshkuar, theksojnë ShEM, transmeton Portalb.mk.

Ndërmjet viteve 2000-2020, janë regjistruar deri në 1.046 raste të konfirmuara dhe të pakonfirmuara të helmimit në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Serbi dhe Greqi. Sipas Studimit, të publikuar në kuadër të projektit BalkanDetox LIFE, financuar nga Bashkimi Evropian, motivi kryesor i shfaqjes së këtyre incidenteve janë konfliktet me kafshët e mëdha (kryesisht ujq, dhelpra, çakej dhe arinj) për shkak të dëmeve që mund t’i shkaktojnë bagëtisë, tokës së punuar dhe gjahu.

“Kjo praktikë nuk është zgjidhje për konfliktet mes njerëzve dhe kafshëve të egra. Kjo është mënyrë joselektive e vrasjes së kafshëve që gjithashtu i prek edhe speciet e rrezikuara, njerëzit dhe madje edhe fëmijët,” tha Uros Pantoviq, koordinator i projektit në BalkanDetox LIFE.

Shkabat janë viktimat më të zakonshme të helmimeve të paligjshme dhe shfaqen në çdo të katërtin helmim. Midis viteve 2000-2020, u regjistruan rreth 465 shkaba kokëbardha të helmuara, 47 shkaba egjiptiane, 17 shkaba të zeza dhe një shkabë me mjekër. Popullata e shkabave të grifonit (kokëbardha) është më e prekura me rreth 400 njësi në 233 incidente të veçanta. Vijojnë minjtë dhe dhelprat me 392 njësi të helmuar në 190 ngjarje të tilla dhe 389 njësi në 141 raste helmimi.

“Vlerësohet se 115 shkaba ngordhin çdo vit në Ballkan nëse marrim parasysh faktin se vetëm rreth 20% e rasteve mund të regjistrohen dhe dokumentohen”, tha Jovan Andevski, udhëheqës i programit në Fondacionin për mbrojtjen e shkabave.

Këto humbje shkaktojnë dëme të mëdha në popullsinë e shkabave në rajon dhe çojnë në zhdukjen rajonale të disa specieve. Helmimi i kafshëve të egra vazhdon të jetë kërcënimi më serioz për mbijetesën e shkabave në Gadishullin ballkanik dhe arsyeja kryesore pse numri i tyre nuk po kthehet në normalitet. Këto fakte merren parasysh kur bëhen plane për masa të mëtejshme për mbrojtjen e specieve të egra, veçanërisht shkabave, si për shembull lëshimi i shpendëve në natyrë ose rritja në robëri me qëllim rikthimin e tyre.

Ndërgjegjësimi i ulët, përfshirja e pamjaftueshme e institucioneve shtetërore, legjislacioni dhe kompetenca e paqartë, mungesa e kapaciteteve dhe burimeve janë pengesat kryesore për zgjidhjen efektive të këtij problemi në Ballkan.

“Të gjitha përpjekjet shumë-vjeçare për ruajtjen e shkabave në vendin tonë mund të bien në ujë me vetëm një incident të madh helmimi. Në të kaluarën kemi regjistruar raste kur vetëm një herë janë helmuar më shumë zogj sesa tani në të gjithë vendin. Është koha që ky problem të merret seriozisht”, tha Nenad Petrovski, koordinator i projektit në Shoqërinë ekologjike të Maqedonisë.

Ai thotë se projekti BalkanDetox LIFE rrit ndërgjegjësimin për seriozitetin e kësaj praktike të dëmshme dhe synon të përfshijë institucionet përkatëse dhe ngritjen e kapaciteteve përmes Akademisë për krime kundër botës së egër si dhe trajnime të tjera me qëllim përmirësimin e hetimit dhe menaxhimin e rasteve të helmimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button