Në qytetin e pushtuar ukrainas Kherson nga 1 maji do të përdoret rubla

Në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, i cili kontrollohet nga forcat ruse, rubla do të përdoret nga 1 maji, njoftoi televizioni shtetëror rus RIA Novosti. Nënkryetari i administratës ushtarako-civile të rajonit Kiril Stremusov tha se tranzicioni do të zgjasë katër muaj dhe në atë periudhë do të përdoret rubla dhe hryvnia ukrainase. Valuta e vetme në rajon më pas do të jetë rubla, transmeton Portalb.mk.

“Nga 1 maji, ne po kalojmë në zonën e rublës”, tha Stremusov.

Kherson ishte qyteti i parë më i madh ukrainas që u pushtua nga rusët që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt. Që atëherë, protestat kundër pushtimit rus kanë qenë të shpeshta në qytet, me forcat ruse duke përdorur gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese për të shpërndarë protestuesit, njoftoi prokurori publik i Ukrainës.

“Falënderoj të gjithë ata që nuk u dorëzuan, që protestojnë dhe injorojnë pushtuesit”, tha presidenti Volodymyr Zelenski.

Kievi thotë se Rusia planifikon të mbajë referendum të rremë në rajon për të shpallur Khersonin Republikë Popullore, duke ndjekur shembullin e Donetskut dhe Luhanskut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button