Mariçiq – Varhej: Patjetër të bëhet një hap para eurointegrimeve, tani është koha e vërtetë për atë

Zëvendëskryeministri, Bojan Mariçiq dhe eurokomesari për zgjerim dhe politikë fqinjësore të BE-së, Oliver Varhej, kanë realizuar mbledhje në Shkup, në të cilën është diskutuar për perspektivën evropiane të RMV-së, njofton Portalb.mk.

“Kemi qenë dhe mbetemi të përkushtuar në mbajtjen e rezultateve pozitive në zbatimin e reformave, siç është konfirmuar në raportin e fundit të KE-së për vendin dhe askush nuk mundet ta mohojë atë. Tanimë është koha që të krijohet rrjedhë e re e agjendës tonë evropiane dhe t’i fillojmë bisedimet me Bashkimin Evropian”, deklaroi Mariçiq.

Në mbledhjen e përbashkët është konstatuar se integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit janë zgjidhja e e përhershme për sigurimin e paqes dhe sigurisë së përhershme edhe në Ballkan dhe Evropë dhe se duhet që të bëhet një hap përpara në eurointegrimet, në interes të të gjithëve. Eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhej e ka konfirmuar mbështetjen e procesit eurointegrues dhe theksoi se pritjet e tij janë që me Bullgarinë ta gjejmë zgjidhjen më të mirë, në interes të të dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Mariçiq, në mbledhje tha se është i përkushtuar në procesin eurointegrues, duke e informuar Varhejn për punën dhe prioritetet e Sekretariatit për Çështje Evropiane, por edhe për nevojën e mbylljes së çështjes me Bullgarinë dhe zhbllokimin e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut.

“Anulimi i vazhdueshëm i marrjes së datës për fillim të bisedimeve, pasqyrohet në politikën e brendshme, e rrit euroskepticizmin, por edhe shqetësimin për stabilitetin gjeopolitik”, theksoi Mariçiq, duke shtuar se ne jemi partnerë të dëshmuar të BE-së dhe se besoj se me Bullgarinë do të gjendet zgjidhje evropiane, e cila do të jetë rezultat konkret dhe hap drejt anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, Varhek, sot qëndron në Shkup, ku me funksionarët e lartë shtetërorë do të diskutojë tema për çështje të rëndësishme rajonale, situatën e sigurisë, si dhe perspektivën evropiane të vendit tonë. Varhej në Shkup ka arritur nga Sofja, ku dje mori pjesë në një konferencë për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin në BE, me temë “BE takohet me Ballkanin. Mësimi nga Ukraina: Zgjerimi evropian – mbrojtje nga lufta”.

LEXO: Varhej në Shkup, në fokus situata e sigurisë dhe perspektiva evropiane e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button