Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për një muaj kanë shpenzuar 733 mijë MWh energji elektrike

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shkurt të këtij viti është shpenzuar 733 115 Mëh energji elektrike, energji e cila kryesisht prodhohet në termocentrale, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit shkurt të vitit 2022, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 733 115 Мëh energji elektrike, 39.588 mil. nm3 gaz natyror, 403 441 ton qymyr dhe 90 747 ton produkte të naftës”, bëjnë të ditur nga Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që 53.2 përqind e naftës përdoret për transport.

Rreth 64.1 përqind e energjisë elektrike që shpenzohet në Maqedoninë e Veriut prodhohet në vend. Gjatë prodhimit të energjisë elektrike, në termocentrale shfrytëzohet 98.8 përqind e qymyrit të përgjithshëm.

Prodhimi i energjisë në Maqedoninë e Veriut realizohet në forma të ndryshme: Termocentralet 53.9 %, Termocentralet e kombinuar dhe impiantet industriale 30.2 %, Hidrocentralet 12.7 %, Termocentralet e erës 2.1 %, biogazi 0.8 % dhe panelet solare 0.4 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button