Broja në garë për “Futbollistin e Vitit” te Southampton

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë Armando Broja, është në garë për ta fituar çmimin “Futbollisti i Vitit” tek skuadra e tij Southampton, raporton KlanKosova.

Broja deri më tani në këtë edicion ka shfaqur paraqitje mjaft të mira, duke realizuar edhe gola. Ai është shndërruar edhe në një nga futbollistët kyç të skuadrës.

Që prej kalimit të tij në formë huazimi nga Chelsea te skuadra e Southamptonit, sulmuesi shqiptar ka arritur të regjistrojë nëntë gola dhe një asistim në 35 paraqitje.

Krahas kësaj edhe vlera e tij në treg është rritur ndjeshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button