Prej sot fillon pagesa e pensioneve të prillit – më të larta për 1000 denarë

Prej sot fillon pagesa në faza e pensioneve të prillit, të cilat do të jenë më të larta për 1000 denarë shtesë ndihmë direkte financiare. Ndihma e dakorduar financiare prej 1.000 denarësh, për të cilën para më shumë se një muaji u morën vesh Qeveria dhe Partia e pensionistëve, do të paguhet në muajt prill, maj dhe qershor, ndërsa do të përfitojnë mbi 330 mijë pensionistë në vend, transmeton Portalb.mk.

Pensionet do të paguhen paraprakisht dhe në faza për të siguruar mbrojtje më të madhe të pensionistëve në kushtet e rrezikut të kovid-19, ndërsa siç njofton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, rritja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohen në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit.

Pagesa për pensionet deri në 11.000 denarë do të bëhet sot, nesër për pensionet nga 11.001-14.000 denarë, të enjten pensionet nga 14.001-18.000 denarë dhe të premten do të realizohet pagesa e pensioneve mbi 18.001 denarë.

“U bëjmë thirrje pensionistëve që t’i përmbahen orarit të pagesave pasi pagesa me faza bëhet për të reduktuar radhët në banka dhe mundësitë për të rrezikuar shëndetin personal dhe publik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për punë dhe politikë sociale.

MPPS theksoi se pensionet janë të sigurta në llogaritë e përdoruesve, sistemi pensional është stabil dhe funksionon pa probleme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button