fbpx

Qeveria arriti marrëveshje me SASHK-un për rritje të rrogave në arsim për 12%, të mërkurën pritet të kthehen nxënësit në shkolla

Përfaqësuesit e SASHK-ut dhe Qeverisë kanë arritur marrëveshje për rritjen e rrogave në arsim për 12%. Megjithatë, greva vazhdon edhe gjatë ditës së sotme, pasi anëtarësia duhet të deklarohet nëse e pranon ose jo ofertën e Qeverisë. Nëse pranohet oferta, nxënësit kthehen në shkollë të mërkurën, njofton Portalb.mk.

“Nuk e shpall grevën të ndaluar. Megjithatë me të vërtetë më vjen keq që kaq ditë kaluam në grevë dhe nuk gjetëm zgjidhje eventuale më herët”, deklaroi Nedellkov.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në FB njoftoi se është arritur marrëveshje dhe i publikoi tre pikat e saj:

  1. Rritja e pagave në arsim me 12%, e cila do të nisë me pagesën e pagës së korrikut.
  2. Së bashku do të përcaktojmë një metodologji për rritjen e pagave, e cila do të zbatohet nga viti i ardhshëm.
  3. Pagesa e regresit të pushimit vjetor për punonjësit e arsimit do të bëhet nga viti 2023, pas nënshkrimit paraprak të marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik.

Në mbledhje ka marrë pjesë edhe Susan Floken, drejtor i Konfederatës Evropiane të Sindikatave të Arsimit, e cila deklaroi se ka ardhur në Shkup që të shprehë mbështetje të plotë për SASHK-un dhe t’i japë mbështetje edhe në bisedimet me Qeverinë.

Që nga fillimi i grevës, zyrtarët e qeverisë u kanë bërë thirrje vazhdimisht mësimdhënësve që të vazhdojnë mësimin dhe të kërkojnë zgjidhje për pagat nëpërmjet dialogut social.

SASHK-u e filloi grevën më 11 prill me kërkesë për rritje të pagave dhe harmonizimin e tyre me pagën minimale, e cila nga marsi është 18 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button