Bad News Eagles kualifikohet në turneun më të madh pas një fitore dramatike në CS: GO

Ekipi nga Kosova, Bad News Eagles, është kualifikuar në turneun e madh të CS:GO, pas fitores dramatike që e shënoi ndaj ekipit çek Sinners sot, transmeton Koha.net.

Ekipi nga Kosova triumfoi 2:1 në harta ndaj Sinners, duke arritur të kualifikohet në turneun PLG Antwerp Major, turneun më të madh të eSports për lojën CS:GO.

Ekipi nga Kosova ishte në disavantazh prej një harte, pasi humbi 16:10 në Mirage, por arriti të rikthehej duke fituar 16:6 në Nuke e më pas 16:14 në Inferno. Madje deri në çastet e fundit ishte në disavantazh edhe në hartën vendimtare, Inferno, por e bëri rikthimin e madh dhe u kualifikua në turneun më të madh në botë për eSports.

Është hera e parë që një ekip nga Kosova në CS:GO është kualifikuar në turneun e madh.

Fondi total i shpërblimeve në Antwerp Major do të jetë 1 milion dollarë, ndërsa fituesi i merr 500 mijë dollarë. Turneu mbahet nga 9 maj deri më 22 maj.

“Historike për komunitetin e E-Sports në Kosovë. Ekipi ynë Bad Ne]s Eagles kualifikohet në turneun më të madh në botë të CS:GO, PGL Major Ant]erp 2022. Përgëzime Flatron, Sener, Dionis, Rigon, Genc, krenari pa fund”, ka shkruar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button