Në Tiranë çmimi i vajit të lulediellit shkon prej 143 deri në 165 denarë për litër

Supermarketet dhe dyqanet nëpër lagjet e Tiranës ofrojnë shumë lloje vajrash gatimi si të vendit ashtu edhe të huaja.

Meta.mk vizitoi disa supermarkete dhe dyqane në kryeqytetin e Shqipërisë dhe mësoi se vaji më i lirë i lulediellit është “King” që është importuar nga Ukraina, me çmim prej 279 lekë, ose rreth 143 denarë.

Vaj luledielli “King” prodhim i Ukrainës, në një supermarket të Tiranës, Shqipëri. Foto: Meta.mk.
Vaj luledielli “King” prodhim i Ukrainës, në një supermarket të Tiranës, Shqipëri. Foto: Meta.mk.

Në dyqanet shqiptare mund të gjenden dhjetëra lloje të ndryshme vajrash me origjinë vendase dhe të huaja, duke filluar me “Olimin” shqiptar e deri tek “Florioli” hungarez. Disa nga çmimet për 1 litër të llojeve të vajit të lulediellit janë:

  • King – 279 lekë ose 143 denarë,
  • Solei – 299 lekë ose 154 denarë,
  • Gold – 300 lekë ose 154 denarë,
  • Olim – 309 lekë ose 159 denarë,
  • Diamond vitamin E – 309 lek 159 denarë,
  • Floriol vitamin E – nga 319 deri ne 321 leke varësisht nga dyqani, gjegjësisht prej 164 deri në 165 denarë.

Përveç vajit të lulediellit, në supermarketet e Tiranës ka alternativa si vaj misri me origjinë italiane. Çmimi i tij shkon prej 299 deri në 390 lekë, pra prej 154 denarë për “Diamond” deri në 200 denarë për “Konad”.

Vaj luledielli dhe misri në një supermarket të Tiranës, Shqipëri. Foto: Meta.mk.
Vaj luledielli dhe misri në një supermarket të Tiranës, Shqipëri. Foto: Meta.mk.

Çmimet e vajit të misrit shkojnë ndërmjet:

  • Diamond – 299 lekë ose 154 denarë,
  • Olitalia – nga 325 deri në 399 lekë, varësisht nga lloji dhe dyqani, gjegjësisht nga 167 deri në 200 denarë.
  • Big market – 329 lekë ose 169 denarë,
  • OrMais – 339 lekë ose 174 denarë,
  • Zucchi – 360 lekë ose 185 denarë,
  • Conad – 390 lekë ose 200 denarë.

Në dyqanet në qendër të Tiranës ka edhe vaji ulliri me origjinë shqiptare, si dhe greke dhe italiane, me një gamë të gjerë çmimesh dhe paketimesh.

Për krahasim, vaji i lulediellit në disa markete në Maqedoninë e Veriut mund të gjendet me çmim prej 100 deri në 134 denarë. Megjithatë për hir të vërtetës, në disa markete është e vështirë ta gjesh këtë produkt, sepse thjesht nuk gjendet në rafte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button