Bastisje në Saraj, është gjetur drogë dhe municion

Nëpunësit policorë të repartit të policisë kriminalistike në sektorin për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme në koordinime me njësitin për tregti të palejuar me drogë dhe armë në SPB Shkup, është privuar nga liria A.J. (32) nga Saraji, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë bastisjes në shtëpi dhe hapësira të tjere te personi A.J, të kryer pas urdhrit të marrë paraprakisht nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkup, janë gjetur dhe janë marrë paketime më të mëdha të marihuanës dhe 20 plumba 7.62 mm për pushkë automatike “kallashnikov”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër A.J. do të ngritet padi penale për kryerjen e veprave penale sipas nenit 215 dhe nenit 396 nga Kodi Penal.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button