fbpx

George Soros dhe Volodymyr Zelensky nuk janë babë e bir

Nuk është hera e parë që në rrjetet sociale shpërndahen dezinformata për lidhjet e gjakut mes Zelenskit dhe Sorosit, por ato janë përgënjeshtruar kontrolluesit e fakteve. Shërbimet e “Associated Press” dhe “Factchek.org” tashmë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për keqinformim dhe se ata të dy nuk kanë asnjë lidhje, shkruan Vërtetmatësi.

Recensojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin thuhet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe George Soros kanë lidhje gjaku, përkatësisht se bëhet fjalë për babë e bir.

Djali dhe babai! Volodymyr Zelenski dhe George Sorosshkruan në postimin që e recensojmë.

Por, një pretendim i tillë nuk mbështetet me asnjë provë. Nuk është e qartë se mbi çfarë baze është konstatuar se Zelenski dhe Soros janë babë e bir. Vetëm brenda postimit shfaqet një foto e të dyve, në të cilën duhet vënë re një ngjashmëri e pretenduar mes dy personave! Dhe aq.

Nuk është hera e parë që përdoruesit e rrjeteve sociale aludojnë për një lidhje gjaku mes Zelenskit dhe Sorosit. Më herët për ata të dy pretendohej se ishin kushërinj, por ky pretendim u hodh poshtë nga verifikuesit e huaj të fakteve. Sipas këtyre pretendimeve të rreme, Zelensky dhe Soros ishin të lidhur si kushërinj, bazuar në një burim të dyshuar të Pentagonit, i cili pretendoi se presidenti ukrainas dhe filantropisti dhe miliarderi, ishin kushërinj. Megjithatë, asnjë nga ata që përhapin këto spekulime dhe dezinformata nuk ofruan ndonjë provë për ekzistencën e supozuar të këtij burimi nga Pentagoni. Për shërbimin faktmbledhës “Factchek.org”, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes tha se askush nga Pentagoni nuk ka bërë një deklaratë të tillë. Organizata filantropike e Sorosis, Shoqëria e Hapur, gjithashtu për FactCheck.org deklaruan se “pretendimi se George Soros është në lidhje gjaku me dikë që shfaqet në lajme, në këtë rast presidenti ukrainas, ka qenë bazë për shumë teori konspirative në të kaluarën“.

Edhe kjo teori konspirative, si dhe ato të mëparshmet, është e rreme, shtuan nga Shoqëria e Hapur për Factchek.org.

Në të vërtetë, në të kaluarën janë hedhur poshtë një sërë keqinformimesh në lidhje me të afërmit e gjakut të George Soros, për shembull me Adam Schiff dhe Greta Thunberg.

Ndryshe, kontrolluesit e fakteve të “Associated Press” kanë zbuluar gjithashtu se Soros dhe Zelenski nuk kanë lidhje dhe se kjo është dezinformatë.

Tetëdhjetë e nëntë vjeçari Soros ka dhuruar miliona dollarë nga pasuria e tij personale për kauza liberale dhe antiautoritare në mbarë botën, duke e bërë atë një objektiv i të djathtësraportoi Associated Press në vitin 2020.

Soros, në një deklaratë të postuar në faqen e tij të internetit më 26 shkurt, vetëm disa ditë pas pushtimit rus të Ukrainës, tha se ishte në anën e Ukrainës dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që të mbështesin Ukrainën. Në atë fjalim, ai nuk përmendi ndonjë korrelacion me Zelenskin.

Kam parë sesi Ukraina u shndërrua nga një pjesë në rënie e Bashkimit Sovjetik, në një demokraci liberale dhe një shoqëri të hapur. Ukraina është përballur me raste të panumërta të agresionit rus, por ka duruarthuhet në deklaratë, dhe shtohet se Rusia po abuzon dhe duhet të mbajë përgjegjësi.

Në tekstin e NBC me titull “Si teoritë e konspiracionit për George Soros nxisin akuza për bashkëpunimin me Ukrainën“, thotë se Soros ka qenë prej kohësh objektiv i teoricienëve të konspiracionit që pretendojnë se “hebrenjtë e kontrollojnë botën”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është rritur në Ukrainën juglindore në një familje hebreje. Ai studioi drejtësi në Ukrainë dhe pati karrierë aktrimi si komedian përpara se të bëhej president në zgjedhjet demokratike të 2019-ës.

Për të gjitha faktet e mësipërme, konsiderojmë se nuk është e vërtetë që George Soros dhe Volodymyr Zelensky janë babë e bir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button