Ministria e Jashtme bullgare për reagimet pas hapjes së klubit në Manastir: Jemi përsëri dëshmitarë të gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë

Jemi të befasuar nga qëndrimi i fuqishëm i përfqësuesve të autoriteteve në Repubikën e Maqedonisë së Veriut dhe fushatës antibullgare që po zbatohet në media në vendin tonë fqinjë në ditët e fundit në lidhje me hapjen e klubit të Shoqatës së Qendrës Kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme bullgare, transmeton Portab.mk.

Më tej theksohet se, Maqedonia e Veriut përhap sërish urrejtje kundër Bullgarisë të nxitur nga partitë politike, por edhe nga komuniteti akademik.

“Jemi përsëri dëshmitarë të gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë, e cila është e nxitur nga partitë politike paramentare, përfaqësues të opinionit dhe përfaqësues të komunitetit akademik. Është veçanërisht shqetësues fakti që bëhen përpjekje që Bullgaria dhe populli bullgar të barazohet me fashizmin. Përhapja e interpretimeve të gabuara tendencioze e historisë është pikërisht njëra nga arsyet për të cilën kemi Marrëveshje për fqinjësi dhe formuan Komision të përbashkët për çështje të historisë. Është e dukshme që ai të bëjë përparim të vërtetë në temat e ndijshme të historisë sonë të përbashkët”, thuhet në reagim.

Nga MPJ-ja bullgare përkujtuan se, qendra kulturore është regjistruar me kërkesë të rregullativës lokale ligjore të vitit 2019, dhe se emri i saj deri më tani nuk ka qenë objekt i asnjë lloj reagimeve negative te kompetentët dhe opinioni i Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se javën e kaluar me prezencë të kryeministrit bullgar, Kiril Petkov u bë hapja solemne e klubit të Qendrës së kulturës “Ivan Mihajllov” në Manastir. Emërimi i klubit “Ivan Mihajlov” i cili konsiderohet si figurë kontroverse, ka nxitur reagime të shumta në opinion, por edhe nga politikanë në vend.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, vizitën e delegacionit bullgar në Manastir dhe emërtimin e klubit “Ivan Mihajlov” në Manastirë e sheh si provokim, nga disa prej tyre. “Mendoj se kemi bërë një vlerësim të mirë, treguam qartë me atë që nuk ishim aty, se është e papranueshme për ne, se kaloi pa incidente dhe të tregojmë se këtu nuk i rrezikohen të drejtat e askujt, tha Osmani.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button