Shkup, filloi Konferenca Ndërkombëtare “Të dhënat dhe kultura e hapjes”

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis organizon konferencën ndërkombëtare Open Data Conference në Shkup, e cila po mbahet nga sot (18 maj) deri më 20 maj 2022. Ky edicion i konferencës fokusohet në temën “Të dhënat dhe kultura e hapjes” dhe përbëhet nga sesione në panel, tryeza të rrumbullakëta dhe trajnime. Ngjarja organizohet në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare, transmeton Portalb.mk.

Konferenca synon të bashkojë komunitetin e të dhënave të hapura në mënyrë që të ndajë dhe të mësojë, të planifikojë dhe të bashkëpunojë për të ardhmen e të dhënave të hapura, me theks të veçantë në situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës treditore, një spektër praktikuesish në fushën e të dhënave të hapura, përfaqësues të qeverive dhe të komunave, të mediave, komunitetit të përdoruesve, si dhe përfaqësues të biznesit dhe ekspertë të të dhënave nga Maqedonia e Veriut, Ballkani Perëndimor dhe bota, do të ndajnë opinionet, idetë, përvojat dhe sfidat e tyre që lidhen me zbatimin e aktiviteteve të të dhënave të hapura.

Në konferencë pritet të ketë diskutim dhe debat për politikën e të dhënave të hapura për qytetet e hapura – për sa i përket sfidave, arritjeve dhe planeve teknike dhe jo-teknike. Folësit do të trajtojnë nevojën për të përshpejtuar ndërveprimin, automatizimin dhe cilësinë e të dhënave, si procese në sfond që do t’i japin vlerë më të madhe të dhënave të hapura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button