Për ditëlindjen e saj të 96, u krijua një kukull identike si Mbretëresha Elizabeth II

Prodhuesi i lodrave Mattel, ndërtoi një kukull të ngjashme me Mbretëreshën Elizabeth II për 70 vjetorin e saj në fronin e Anglisë dhe për ditëlindjen e saj të 96, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Pamja e kukullës është frymëzuar me një nga pamjet e saj më të njohura. E veshur me një fustan fildishi dhe me fjongo të kaltër, kukulla përmban detaje të nxjerra nga e kaluara e mbretëreshës. Në kokë mban kurorën nga dita e saj e dasmës. Kukulla mban dhe shiritat rozë dhe blu të modeluar sipas atyre që i janë dhënë nga babai i saj George VI dhe gjyshi George V, thonë nga Mattel.

Kukulla e Mbretëreshës Elizabeth do të kushtojë 75 dollarë (70 euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button