Kovaçevski: Nedelkov nuk ishte i sinqertë deri në fund dhe ua lajthiti rrugën mësimdhënësve

Kryetari i SAShK-ut në konferencën e djeshme për media nuk ishte plotësisht i sinqertë dhe për mendimin tim i ka vënë në pozitë mashtruese grevistët, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski lidhur me fjalimin e djeshëm të kryetarit të SAShK-ut, Jakim Nedelkov, i cili tha se grevistëve në arsim u janë shkelur të drejtat sipas neneve të Kontratës kolektive dhe pagesën e ligjshme të pagave gjatë periudhës së grevës,transmeton Portalb.mk.

Siç theksoi Kovaçevski në deklaratë, të drejtat e grevistëve në çerdhe dhe shkolla nuk janë shkelur për shkak se, siç tha ai, ekziston një afat ligjor prej gjashtë muajsh për harmonizimin e pagave me pagën minimale, i cili ende nuk ka skaduar.

“Ne e kemi ngritur pagën minimale dhe ka një afat ligjor prej gjashtë muajsh për rregullimin e pagave. Ai afat nuk ka skaduar. SASHK-u e filloi grevën pa e hapur dialogun brenda atyre gjashtë muajve. Sipas meje, ai i ka mashtruar mësimdhënësit pasi edhe dje e kam përcjellë konferencën për media të SAShK-ut, ku kryetari shpjegon nenet e Marrëveshjes kolektive dhe Ligjin për pagesën e pagave gjatë grevës, por nuk ishte i sinqertë deri në fund. Nuk i tre saktësisht nenet dhe nuk i tha të gjitha nenet deri në fund për ato zgjidhje ligjore, ndërsa këtë duhet ta bëjë”, shtoi kryeministri Kovaçevski.

Negociatat, shtoi Kovaçevski, nuk zhvillohen nën shantazh, por zhvillohen përmes dialogut ekonomik dhe social. Në fjalën e tij, kryeministri u bëri thirrje edhe një herë mësuesve që t’i rikthehen mësimit në shkolla, sepse siç shtoi ai, mësuesit janë ata që ndërtojnë kapitalin njerëzor në vend, ata janë pararoja dhe inteligjenca në çdo shoqëri.

“Unë jam gjithmonë në anën e tyre, prandaj e kemi hapur dialogun i cili është në kontinuitet të vazhdueshëm, përveç rasteve kur SASHK vendos të futet në grevë pa dialog përfundimtar, për çka ekzistojnë dispozita ligjore”, tha Kovaçevski.

Krahas deklaratës së Kovaçevskit,  mëngjesin e sotëm Qeveria u bëri thirrje edhe një herë mësimdhënësve, edukatorëve dhe kujdestarëve që të kthehen në mësime dhe akuzoi SASHK-un si përgjegjës për humbjen e mësimit të nxënësve.

“Vendimi për vazhdimin e grevës së përgjithshme, ndërsa fëmijët të humbin mësimin përpara fundit të vitit shkollor dhe të mospërkujdesjes në kopshte, na bën dëm të pariparueshëm të gjithëve neve dhe shtetit. Çdo ditë dhe orë e humbur e procesit edukativo-arsimor është në dëm të drejtpërdrejtë të nxënësve dhe askush nuk mund ta kompensojë atë, ndërsa përgjegjëse për këtë humbje të pariparueshmë është Sindikata dhe këtë askush nuk mund ta kundërshtojë. U bëjmë thirrje mësuesve, edukatorëve dhe kujdestarëve që të vënë interesat më të mira të fëmijëve para interesave të tyre, duke rikthyer mësimin dhe pranimin e kujdesit të fëmijëve në shkolla dhe kopshte. Njëkohësisht, me qëllimin më të mirë informojmë se vendimi i SAShK-u për organizimin e grevës së përgjithshme para skadimit të afatit gjashtëmujor për harmonizimin e pagës minimale, për të cilën arsyeja është ngritja në detyrë, e jo shkelje e punëtorëve është manipulim i madh në lajthitjen e grevistëve”, njoftuan nga Qeveria.

Nga atje përkujtuan se rritja e ofruar prej 10 për qind do të rrisë pagat e arsimtarëve dhe edukatorëve mesatarisht për 2.500 denarë, si dhe se ofrohet metodologji që do të sigurojë rritje të vazhdueshme të pagave dhe zgjidhje të përhershme të statusit social të punëtorëve. Ata po ashtu kanë rikujtuar se në pesë vitet e fundit, përmes dialogut, pagat e mësuesve dhe punëtorëve në çerdhe janë rritur për 21 për qind.

Paraprakisht sot edhe kreu i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski, e vlerësoi si të pasaktë deklaratën e SASHK-ut se janë shkelur të drejtat e grevistëve pasi, siç shtoi Dimovski, Ligji për pagën minimale parasheh harmonizim të pagave brenda gjashtë muajsh.

Nga SASHK-u dje vendosën vazhdimin e grevës dhe ka thënë se për faktin se Qeveria ka vendosur që me rebalancin e buxhetit të sigurojë para për rritje 10 për qind të pagave në shkolla dhe çerdhe, oferta është konkretizuar dhe nuk ka vend për negociata shtesë.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, në një konferencë për media duke lexuar konkluzionet e Këshillit të Sindikatës tha se punëdhënësit janë ata që duhet t’ua paguajnë pagat grevistëve pasi, sipas tyre, greva është organizuar për shkak se janë shkelur të drejtat e punëtorëve. 

Që nga fillimi i grevës, zyrtarët e qeverisë u kanë bërë thirrje vazhdimisht mësimdhënësve që të vazhdojnë mësimin dhe të kërkojnë zgjidhje për pagat nëpërmjet dialogut social.

SASHK-u e filloi grevën më 11 prill me kërkesë për rritje të pagave dhe harmonizimin e tyre me pagën minimale, e cila nga marsi është 18 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button