Shkup, transporti publik ditëve të ardhshme do të zhvillohet sipas orarit të së dielës, me përjashtim të disa linjave

Me rastin e festave të ardhshme të Pashkëve, mjetet e transportit publik nesër do të qarkullojnë me orarin e së dielës, me përjashtim të autobusëve në linjat 11, 11A, 18A, 32, 47A, 51, 55, 55V, 56, 56A, 64A, 65A, 70, 74, 80A, 81, 118, 160 dhe 180, të cilat do lëvizin sipas orarit të pjesshëm, njoftuan nga Ndërmarrja për Transport Publik Shkup, transmeton Portalb.mk.

Të shtunën (23 prill), të dielën (24 prill) dhe të hënën (25 prill) autobusët në të gjitha linjat do të qarkullojnë me orarin e ditës së diel.

Nesër dhe të dielën nga ora 07:00 deri në 14:00 do të jenë në shërbim biletaritë e në Qendrën e transportit, Tregun e gjelbër dhe biletaria në Gjorçe Petrov. Të shtunën do të funksionojnë normalisht të gjitha biletaritë dhe qendrat e personalizimit, ndërsa e hëna është ditë jopune për të gjitha pikat e shitjes.

Teleferiku në Vodno nesër, të shtunë dhe të diel, nga ora 10 deri në 18 do të funksionojë normalisht, kurse të hënën nuk do të punojë.

Linjat 25 (Qendra e Transportit-Vodno e mesme), 25A (Automakedonija-Vodno e mesme) dhe 25B (Shtëpia e shtypit-Vodno e mesme) nuk do të qarkullojnë të hënën, ndërsa në ditët e tjera të festave do të funksionojnë sipas orarit të rregullt javor, informoi NPT Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button