Komisioni Evropian “i vetëdijshëm” se Vanço Mihajllov është figurë e diskutueshme për Maqedoninë e Veriut

Pasi dje nuk u përgjigj në pyetjen, Komisioni Evropian sot dërgoi një koment të shkurtër për hapjen e klubit “Vanço Mihajllov” në Manastir, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Për përkujtim, MIA dje kërkoi reagim nga Komisioni Evropian për vizitën e delegacionit qeveritar bullgar në këtë klub me emër të diskutueshëm në Manastir dhe për deklaratat për bllokadën e re të procesit të BE-së për shkak të kontesteve dypalëshe, por përgjigje mori vetëm për pjesën e dytë.

Sot nga Komisioni Evropian deri te MIA dërguan një koment të shkurtër për emrin e klubit, por pa dënim.

“Nga afër i ndjekim ngjarjet, si dhe përgjigjet ndaj ngjarjeve. Jemi të vetëdijshëm se hapja e klubit kulturor bullgar në Manastir që mban emrin e një figure që perceptohet  si shumë e diskutueshme në Maqedoninë e Veriut, ka shktuar reagime të forta te qytetarët”, qëndron në përgjigjen me shkrim të KE-së.

Më tej Komisioni shton se “respektimi i dinjitetit njerëzor, sundimi i së drejtës dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë vlera themelore mbi të cilat është ndërtuar BE-ja. Menjëherë më pas në reagim inkurajohen të dyja palët të gjejnë një zgjidhje të pranueshme të përbashkët për çështjet dypalëshe dhe potencohet rëndësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button