Ukraina e luan me Kosovën ndeshjen e parë zyrtare në futboll, që nga fillimi i luftës

Kombëtarja e Ukrainës ka zhvilluar sot ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare në futboll që nga fillimi i agresionit rus, duke luajtur me kombëtaren e Kosovës, në kategorinë U-17 për meshkuj, raporton KlanKosova.

Ukrainasit fituan me rezultat 2-0 ndaj dardanëve, në “Elite Round”, ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Evropian në këtë kategori.

Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të grupeve, ku përveç Kosovës dhe Ukrainës, bën pjesë edhe Italia dhe Polonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button