Është arritur marrëveshje, në rrogën e prillit ushtarëve të RMV-së do t’u paguhen të gjitha shtesat

Pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut do t’u paguhen të gjitha shtesat në rrogë për punën e kryer, ky është konkluzioni i marrëveshjes mes Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dhe Sindikatës, njofton Portalb.mk.

“Marrëveshja mes Sindikatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes për pagesën e shtesave për punë jashtë orarit është finalizuar. Pagesa për punë jashtë orarit për muajin mars, do të fillojë me pagën e prillit, e cila lëshohet në fillim të majit”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes për Portalb.mk.

Nga Ministria shtojnë se në marrëveshje janë të përfshira të gjitha shtesat për punën e kryer.

“Ministrja Sllavjanka Petrovska dhe Sindikata kanë mbledhje të rregullta dhe drejtpërdrejta. Në kuadër të këtyre mbledhje është arritur pajtueshmëri dhe është miratuar vendim që të paguhen të gjitha shtesat e pagave të pjesëtarëve të Armatës gjatë kryerjes së punës jashtë orarit të punës, natën ose turneve”, shtojnë nga Ministria.

Përndryshe, çështjen e padive të ushtarëve në lidhje me (mos)pagesën e shtesave në rrogë e ngriti Portalb.mk. Më 2 dhjetor të vitit 2021 informuam se qindra të punësuar në Armatën e Maqedonisë së Veriut, në mesin e të cilëve dhe ushtarë profesionistë, po e padisin shtetin pasi që pretendojnë se nuk u paguhen shtesat dhe angazhimi për punë gjatë natës. Ata këtë e kanë bërë duke u thirrur në Ligjin për Marrëdhënie Pune. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes pretendon se shtesat për punë gjatë natës u paguhen në bazë të Ligjit për MbrojtjeShërbim në Armatën e RMV-së dhe Marrëveshjen Kolektive për të Punësuarit në Mbrojtje. Sipas të dhënave të ministrisë, shteti i ka humbur 400 prej 2.000 lëndëve dhe u ka paguar të punësuarve rreth 125.000 euro. Sindikatat që konsultuam u kanë dhënë të drejtë ushtarëve.

Për më shumë lexoni storjen: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button