Sali: Vaksinim në vend është 46 për qind, interesi ka rënë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot nga Kumanova theksoi se mbulimi me vaksinim kundër kovid-19 në vend tani është 46 për qind, por thotë se nuk është shumë, transmeton Portalb.mk.

“Kjo nuk do të thotë shumë, është shumë e rëndësishme të dimë që kemi një numër të mjaftueshëm vaksinash dhe i kemi në dispozicion të çdo qytetari që është i interesuar për vaksinim”, deklaroi Sali.

Për fat të keq, theksoi ministri, interesi për vaksinim ka rënë, por në të njëjtën kohë ka rënë edhe numri i të infektuarve, që është një lajm pozitiv.

“Kjo nuk do të thotë se edhe në të ardhen do të jetë kështu. Ne duhet të jemi të përgatitur si institucione për të përballuar çdo sfidë nga koronavirusi”, tha ministri.

Ndryshe, Qeveria në seancën e djeshme solli vendim t’i pranojë rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe propozimin e Shtabit kryesor koordinues, me të cili ndërpritet vlefshmëria e detyrimit të shtetasve vendor dhe të huaj të cilët hyjnë në vendin tonë në vendkalim kufitar detyrimisht të paraqesin certifikatë për vaksinim, certifikatë për lëngim të KOVID-19 në 180 ditët e fundit, vërtetim mjekësor për PCR test negativ i bërë 72 orë para hyrjes në Maqedoninë e Veriut ose test i shpejtë antigjen i bërë 48 orë para hyrjes në vend.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë shënuar 308.752 të infektuar, 298.688 të shëruar dhe 9.263 persona kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive me kovid-19 në vend është 801. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button