fbpx

Kryeministrja daneze: Bëhuni më të gjelbër për të dobësuar Putinin

Danimarka do të ndalojë varësinë nga gazi natyror deri në vitin 2030, edhe pse kjo do të thotë se prodhimi do të rritet në afat të shkurtër, njoftoi qeveria daneze të martën në një konferencë shtypi, trasnmeton Euractiv.

Si pjesë e propozimeve në paketën e re të energjisë të quajtur “Danimarka mund të bëjë më shumë II” dhe e paraqitur të martën (19 prill), qeveria u zotua ta bëjë Danimarkën të pavarur nga gazi rus.

“Kur bëhemi më të gjelbër, ne dobësojmë Putinin. Dhe kur bëhemi më të gjelbër, ne ngadalësojmë ndryshimin e klimës që po shkatërron planetin tonë”, tha kryeministrja Mette Frederiksen.

Plani përfshin zhvillimin e më shumë energjis të gjelbër dhe më shumë biogaz. Në të njëjtën kohë, do të ketë një rritje të përkohshme të prodhimit të gazit natyror në Detin verior, të cilit Danimarka ishte zotuar më parë t’i jepte fund.

“Ne po e bëjmë këtë me sytë hapur,” tha Frederiksen, duke shtuar se “derisa prodhimi i gazit të gjelbër të jetë i mjaftueshëm për të mbuluar nevojën për gaz, është bindja jonë e qartë se është më mirë të marrim gaz nga Deti verior sesa ta blejmë atë nga Putini”.

Sipas një marrëveshjeje paraprake, nxjerrja e naftës dhe gazit në Detin verior duhet të ndalet më së voni deri në vitin 2050 dhe qeveria nuk do ta ndryshojë këtë vendim, tha kryeministrja.

Megjithatë, partitë e tjera në folketingun danez duan që qeveria të bëjë më shumë.

“Ne mund dhe duhet të jemi të pavarur deri në fund të 2027. Kjo është tre vjet më herët nga sa propozon qeveria dhe do të jenë vite të rëndësishme si për klimën ashtu edhe për politikën e sigurisë”, tha Pia Olsen Dyhr, kryetare e Partisë popullore socialiste.

Një pyetje qendrore mbeti për partinë Social Liberale: “Si e imagjinon qeveria që ne të arrijmë të ndërtojmë kaq shumë energji diellore dhe të erës në tetë vitet e ardhshme”, pyeti nënkryetari Martin Lidegaard.

Të Gjelbrit, megjithatë, janë të shqetësuar për dëshirën për më shumë gaz nga Deti i Veriut, qoftë edhe i përkohshëm.

“Unë nuk besoj se kjo luftë e tmerrshme e Putinit duhet të rezultojë në hedhjen e ambicieve të gjelbra në bord, dhe kam frikë se do ta bëni nëse doni të nxirrni më shumë gaz fosil në mes të një krize klimatike”, zëdhënësja e partisë, Mai Villadsen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button