Kosovë, çështja e targave po rrezikon të kthehet në pikën zero

Është pak e besueshme ose fare që një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve të arrihet deri më 21 prill, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Arton Demhasaj dhe Dushan Radakoviq, transmeton REL.

Në këtë datë skadon afati i marrëveshjes së përkohshme për targat, e cila është arritur më 30 shtator të vitit të kaluar në Bruksel dhe ka qenë e vlefshme për rreth gjashtë muaj. Ndërkaq, një ditë para skadimit të këtij afati, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Një vizitë e Lajçakut në Kosovë nuk është paralajmëruar.

Me marrëveshjen e përkohshme, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që automjetet e dy vendeve, gjatë qarkullimit në territoret e njëra-tjetrës, t’i mbulojnë me letra të bardha ngjitëse simbolet shtetërore në targa.

Marrëveshja ka dalë pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë bllokuar rrugë, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti. Me ato masa, makinat me targa të Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, është dashur të vendosin targa të përkohshme – ngjashëm siç kanë vepruar shoferët e makinave me targa të Kosovës kur kanë hyrë në Serbi.

Marrëveshja për zgjidhjen e këtij kontesti ka qenë e përkohshme dhe grupet punuese, të cilat janë formuar rreth gjashtë muaj më parë, me përfaqësues të Prishtinës, Beogradit dhe Bashkimit Evropian, duhet të paraqesin një zgjidhje të përhershme për targat, “bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së”, më së voni deri më 21 prill.

Deri më tash, palët nuk kanë dhënë sinjale – të paktën jo publikisht – se janë afër një marrëveshjeje të përhershme për targat.

Të mërkurën, në Bruksel, pritet të mbahet takimi i grupeve punuese nga Prishtina, Beogradi dhe Brukseli, ndërsa të enjten pritet një takim i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmoi të martën për Radion Evropa e Lirë se rundet e reja të bisedimeve “do të zhvillohen më 20 dhe 21 prill në Bruksel”, para se të skadojë afati i marrëveshjes për targat.

“BE-ja i ka ndihmuar të dyja delegacionet për t’i identifikuar zgjidhjet, por është në përgjegjësi të palëve që të pajtohen për një zgjidhje. Ne presim nga to që të ketë progres deri më 21 prill”, tha Stano.

Ai shtoi se BE-ja “dëshiron t’i rikujtojë palët edhe një herë se tash është urgjente që të arrihet një qëndrim i përbashkët”. “Secila marrëveshje për targat kërkon fleksibilitet politik dhe kompromis nga të dyja palët”, theksoi ai.

Dehmasaj : Pas 21 pillit, rikthim në pikën fillestare

Arton Demhasaj, drejtor i organizatës joqeveritare “Çohu”, me seli në Prishtinë, thotë se arritja e kompromisit eventual për çështjen e targave është e vështirë, marrë parasysh se, deri më tash, nuk duket se ka përafrim mes palëve.

Demhasaj thotë se tani ekzistojnë dy opsione: që marrëveshja e përkohshme të vazhdohet edhe për një kohë, ose që palët të kthehen në pozicionet fillestare, që kanë qenë para marrëveshjes së përkohshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button