Bisedimet Shkup-Sofje, opozita bullgare kritika Petkovit

Në raport me çështjen për Maqedoninë e Veriut, për opozitaren GERB më e rëndësishme është të mos prishet pajtueshmëria e arritur në mes partive dhe gjithë shoqërisë bullgare dhe e cila është ruajtur për vite të tëra në Bullgari, thotë ishministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva, e shqetësuar nga informacionet se qeveria e Kryeministrit Kiril Petkov do të mund ta heqë veton për negociatat evropiane të Maqedonisë së Veriut, transmeton Klan Maqedoni.

“Nga Gjermania ka dalë informacioni se bëhen përpjekje për atë që në maj ose në qershor Bullgaria ta miratojë kornizën negociuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Unë dëshiroj të pyes në qoftë miratohet a janë të përfshira të gjitha palët në Bullgari, ne nuk kemi informacion të tillë? Si do të jenë të mbrojtura të drejtat e bullgarëve në RMV?”, tha Zaharieva.

Zaharieva ka reaguar për shkak të mosmarrëveshjeve të pretenduara në koalicioni qeveritar në Sofje.

“Ka deklarata jashtëzakonisht të ndryshme nga Bullgari, nga qeveria bullgare, nga Kryeministri dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ne kemi arritur një nivel mirëkuptimi të kërkesave bullgare nga ana e partnerëve evropianë vetëm sepse kemi qenë të qëndrueshëm dhe vetëm sepse kemi punuar krah për krah me njërëzit që nuk kanë frikë, nuk arrijnë t’i frikësojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për shkak se ndjehen bullgarë”, deklaroi Zaharieva.

Kritika për çështjen e Maqedonisë së Veriut ka drejtuar edhe ishpresidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, duke pohuar se qeveria e Petkovit ka shkaktuar kaos në politikën e jashtme, posaçërisht pas kauzës për Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button