Shkencëtarët raportojnë që kriza klimatike po shton uraganet

Reshjet e shiut nga uraganet gjatë vitit 2020 ishin deri në 11% më të larta për shkak të krizës klimatike të shkaktuar nga njeriu, raportuan shkencëtarët të martën. Studimi i botuar në revistën Nature Communications, zbuloi se ngrohja globale rriti normat e reshjeve, stuhive dhe të uraganeve për 5 deri në 10%, shkruan CNN, transmeton Portalb.mk.

“Jo vetëm që ndryshimet klimatike po ndikojnë në sezonin tonë të uraganeve, por këto ndryshime po çojnë edhe deri në stuhitë më ekstreme. Pra, gjëja kryesore është se ndryshimi i klimës është këtu dhe se tashmë po ndikon në sezonet tona të uraganeve.” tha për CNN Kevin Reed, një shkencëtar i klimës dhe uraganeve në Universitetin Stony Brook dhe autori kryesor i studimit.

Uraganet të quajtur edhe ciklonet tropikale janë motorë të mëdhenj nxehtësie me erë dhe shi, që formohen nga uji i ngrohtë i oqeanit dhe ajri i lagësht. Shkencëtarët janë bërë gjithnjë e më të sigurt me kalimin e viteve se kriza klimatike po i bën ata më të fuqishëm.

Pas stuhisë, përmbytjet nga reshjet janë vrasësi i dytë më i madh në uraganet që bien në tokë dhe stuhitë tropikale. Studimi i së martës sugjeron se kërcënimi tashmë është rritur gjatë dekadave të fundit dhe ka të ngjarë të rritet më shumë në të ardhmen, sepse ajri më i ngrohtë mund të mbajë më shumë avuj uji, gjë që çon në norma më të larta të reshjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button