Neptuni sapo përjetoi një ndryshim të pashpjegueshëm të temperaturës

Në planetin më të largët të sistemit tonë diellor kanë gjetur një mister të ri. Këtë javë u publikua një studim nga Planetary Science Journal, shkruan CNN, transmeton Portalb.mk.

Astronomët që vëzhguan Neptunin për 17 vitet e fundit me teleskopë të shumtë me bazë tokësore gjurmuan një rënie befasuese të temperaturave globale të gjigantit të akullit, e cila më pas u pasua nga një prirje dramatike e ngrohjes në polin jugor të planetit.

Neptuni, i cili rrotullohet rreth diellit në një distancë prej 4.5 miliardë kilometra, përjeton stinët si Toka  vetëm se atje stinët zgjasin më shumë. Një vit në Neptun zgjat rreth 165 vjet në Tokë, kështu që një sezon e vetme mund të zgjasë rreth 40 vjet. Në hemisferën jugore të Neptunit është verë që nga viti 2005.

Gati 100 imazhe termike të Neptunit të marra që atëherë treguan se pjesa më e madhe e Neptunit u ftoh gradualisht, duke rënë 8 gradë celsius midis viteve 2003 dhe 2018.

“Ky ndryshim ishte i papritur. Meqenëse ne kemi vëzhguar Neptunin gjatë verës së tij të hershme jugore, ne prisnim që temperaturat të rriteshin ngadalë dhe jo të uleshin.” tha autori kryesor i studimit Michael Roman.

Neptuni i ngrirë ka një mesatare të temperaturës prej -220 gradë celsius dhe astronomët ende nuk e dinë se çfarë i shkaktoi këto ndryshime të temperaturës.

Tani për tani, ata kanë konsideruar se ndryshimet e papritura mund të jenë për shkak të një sërë faktorësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button