Pezullimi i ligjit për pronat në republikën Sërpska destabilizon rajonin, vlerësoi Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka kundërshtuar vendimin e Përfaqësuesin e Lartë gjerman për Bosnjë e Hercegovinën (BeH), Christianë Schmidt, për të pezulluar ligjin për pronat e paluajtshme në Republikën Sërpska, raporton EN. Qëndrimi i Vuçiç u bë pas takimit të zhvilluar në Beograd me Christian Schmidt.

Schmidt dhe Vuçiç ranë dakord se ruajtja e paqes në Bosnjë e Hercegovinë dhe në të gjithë rajonin, është vendimtare për përparimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Të martën, Schmidt pezulloi dekretin e presidentes së Republikës Sërpska, Zheljka Cvijanoviç për shpalljen e Ligjit për pronat e paluajtshme që përdoren për funksionimin e autoriteteve publike. Schmidt tha se ky vendim do të vlejë deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës.

Schmidt përdori fuqitë e Bonit për herë të parë më 12 prill. Këto fuqi parashohin që Zyra e Përfaqësuesit të Lartë mund të paraqesë ose ndryshojë ligje, të shkarkojë zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar politikë, si dhe zyrtarë të tjerë.

Kushdo që nuk respekton vendimin e Përfaqësuesit të Lartë mund të dënohet, pasi një gjë e tillë konsiderohet krim.

Një ditë më pas reagoi dhe ambasada ruse në Sarajevë  duke paralajmëruar se qëndrimi i Perëndimit mund të shkaktojë “destabilizim” në Bosnjë e Hercegovinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button