RMV, u dënua me tre vjet burg, por prokurori ka kërkuar t’i rritet dënimi qytetarit që shkaktoi aksidentin vdekjeprurës

Prokurori përgjegjës është ankuar ndaj vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Penale në Shkup në lidhje me dënimin e shqiptuar ndaj personit që shkaktoi aksidentin vdekjeprurës në rrugën afër qendrës tregtare “City Mall”, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik përkatës nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, i pakënaqur nga lartësia e dënimit, sot ka parashtruar ankesë kundër gjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Penale në Shkup për aksidentin rrugor fatkeq që ka ndodhur më 20 janar të vitit të kaluar në afërsi të qendrës tregtare në Karposh”, raportojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Dënimi me tre vjet burg , duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit, dhe marrja e lejes së qarkullimit për tre vjet, u vlerësuan si dënime të vogla nga ana e prokurorit. Ai vlerësoi që dënimi në raste të këtilla, kur shkaktohet vdekje e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e një tjetri gjatë kalimit nëpër vijat e bardha, duhet të jetë më i madh. Në lidhje me lejen e qarkullimit, ai vlerësoi që dënimi duhet të jetë së paku pesë vite ndalesë.

Ndryshe, nën moton “Stop aktgjykimeve të këqija dhe stop dhunës në trafik” nesër me fillim nga ora 10, para Gjykatës Penale në Shkup do të mbahet protestë njëorëshe për pakënaqësitë me aktgjykimin me tre vjet burg për shoferin Jordan Gjorgjiev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button