Matthew Lawson do të jetë ambasador i ri britanik në vend të Rachel Galloway

Matthew Lawson është emëruar ambasador i ri britanik në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ai do të zërë vendin e ambasadores aktuale Rachel Galloway, mandati i së cilës përfundon në korrik të këtij viti.

Lawson vjen në Shkup pasi ka shërbyer si ambasador në Dushanbe, Taxhikistan. Në biografinë e tij thuhet se ai ka shërbyer edhe si zëvendës shef i misionit britanik në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 2015 deri në vitin 2018, ndërsa ka pasur shërbim diplomatik edhe në Kanada nga viti 2013 deri në 2015.

Ambasadori i ri britanik shërbeu gjithashtu si shef i Repartit për Azinë Jugore dhe Afganistan në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Commonwealth nga 2009 deri në 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button