Arsovska më në fund shpalli listën, Qyteti i Shkupit mbështeti 177 projekte kulturore me 220.000 euro

Qyteti i Shkupit dje, vonë pasdite e publikoi listën e projekteve të mbështetura në fushën e kulturës për vitin 2022, një javë pasi kandidatët e refuzuar reaguan për mostransparencë dhe një ditë pasi Sdk.mk njoftoi se kryetarja Danela Arsovska i fsheh fituesit pasi nuk pranoi të përgjigjet pse nuk janë publikuar rezultatet e konkursit dhe kur do të bëhet, pasi bëhet fjalë për para buxhetore. Rezultatet u miratuan me disa muaj vonesë.

Siç njoftoi Qyteti, pas thirrjes së tetorit të kaluar janë pranuar 564 aplikime, ndërsa janë mbështetur 177 projekte, me një total prej 220.000 eurosh (13,300,000). Mbështetja për një projekt individual është nga 25.000 denarë deri në një milion, kurse këtë shumë, më të madhen, e morën festivalet “Bilbili i artë” dhe “Fusion Festival 5”.

Kuriozitet në program është se në kategorinë e arteve skenike është mbështetur Marshi i Ilindenit 2022, për të cilin Shoqata për organizimin tradicional të marshit të Ilindenit ka marrë 100.000 denarë.

Disa organizata kanë marrë para për projekte në kategori të ndryshme, por kjo ka qenë praktikë vitin e kaluar dhe vitet e tjera.

Në fushën e arteve pamore dhe artit të mediave të reja janë mbështetur 29 projekte me vlerë të përgjithshme prej 1.482.000 denarë. Në fushën e arteve skenike janë mbështetur 24 projekte me vlerë të përgjithshme prej 2.785.000 denarë, dhe në këtë kategori më së shumti ka marrë “Qendra Kulturore Interart”, gjithsej 600.000 denarë, prej të cilave 300.000 janë për program vjetor dhe 300.000 për edicionin e tetëmbëdhjetë të Dance Fest Shkup.

Në fushën e artit muzikor janë mbështetur 65 projekte me vlerë të përgjithshme prej 6.433.000 denarë. Në veprimtarinë botuese dhe bibliotekare janë përkrahur 20 projekte me vlerë të përgjithshme prej 960.000 denarë, dhe këtu më së shumti para, nga 100.000 denarë, kanë fituar “Antologjia e rok poezisë maqedonase – 1967 – 2022” nga Toso Filipovski, dhe “Optimizimi i sinjaleve zanore për personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar” i Shoqatës për Afirmimin e Artit FLUCTUS Shkup.

bashkëpunimin ndërkombëtar janë përkrahur 24 projekte me vlerë të përgjithshme prej 1.100.000 denarë, ndërsa në fushën e turizmit kulturor, promovimit të trashëgimisë kulturore dhe veprimtarisë së muzeve janë mbështetur 15 projekte me vlerë të përgjithshme prej 540.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button