RMV, është kufizuar shitja e vajit të gatimit nga tregtarët në sasi të mëdha

Blerja e vajit të gatimit në markete gjatë ditës do të jetë e kufizuar me qëllim që të mos blihen pako të tëra, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili dje ka u ka dërguar njoftim edhe tregtarëve. Prej 13.04.2022, për secilin blerës individual që do të blejë vaj luledielli për ushqim në objektet tregtare, gjatë ditës do të kufizohet shitja e sasisë në paketim të vetëm. Rekomandohet që të mos lejohet shitja e vajit të lulediellit për ushqim në sasi të mëdha, respektivisht sasi në pako, ka njoftuar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së djeshme u ka dërguar njoftim të gjithë shitësve, me çka ka njoftuar se për shkak të rritjes së ndjeshme të blerjes së vajit të lulediellit ushqimor nga blerësit vendorë në raport me konsumin e rregullt të vajit të lulediellit ushqimor në amvisëri, si dhe nga blerësit e huaj, prishet furnizimi rregullt në tregun vendorë.

Për të ruajtur situatën aktuale në tregun vendorë me vajin e lulediellit për ushqim në dyqane dhe për të shmangur shfaqjen e mungesës së panevojshme të vajit të lulediellit për shitësit me pakicë, kufizimi për konsumatorët do të jetë i vlefshëm deri më 31 maj 2022.

“Luten të gjithë tregtarët me pakicë të njoftojnë menjëherë Inspektoratin Shtetëror të Tregut nëse një blerës kërkon të blejë sasi më të mëdha të vajit të lulediellit për ushqim gjatë ditës”, deklaruan nga Ministria e Ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button