Posta e Maqedonisë sot në grevë, do të pranohen vetëm dërgesat e patjetërsueshme me ligj

Nga dita e sotme punonjësit e Postës kombëtare kanë nisur grevë të përgjithshme. Siç kanë njoftuar nga Sindikata e Postës së Maqedonisë dhe Sindikata e SH.A Posta e Maqedonisë së Veriut, kërkesa është për rritje lineare të pagave neto në vlerë prej 3.000 denarë, transmeton Portalb.mk.

Greva do të zhvillohet në postën kryesore dhe në filialet në të gjithë vendin.

Sipas sindikatave, puna e Sh.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut” do të ndërpritet plotësisht, përveç aktiviteteve të nevojshme që ofruesit e shërbimeve postare duhet t’i sigurojnë pa probleme, në përputhje me nenin 49 të Ligjit për shërbime postare dhe Marrëveshjes Kolektive në nivel punëdhënësi dhe do të zgjasë deri në pranimin e kërkesave.

Sipas Ligjit për Shërbimet Postare, punonjësit janë të detyruar të respektojnë nenin 49 dhe të sigurojnë pranimin, renditjen dhe shpërndarjen e dërgesave postare që kanë të bëjnë me dërgesat e rekomanduara gjyqësore, dërgesat e rekomanduara nga siguria dhe mbrojtja dhe disa dërgesa të tjera të rekoanduara, të cilat janë theksuar në legjislacion.

Vendimi për grevë të përgjithshme është marrë më 31 të muajit të kaluar, pas, siç informuan ata, dialogut të dështuar me Këshillin drejtues të Postës dhe Qeverisë dhe mosrealizimit të kërkesës për paga më të larta.

Ndërkohë, grevë po zhvillon edhe sektori i arsimit tashmë prej katër ditësh, për po të njëjtën arsye, rritjen e pagave tjera në raport me rritjen e pagës minimale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button