Myftiu Ismaili përsëri organizoi iftarin tradicional “Iftar i veçantë, me njerëz të veçantë”

Në muajin e Ramazanit, muajin e agjërimit, Myftiu i Shkupit, Qenan ef. Ismaili përsëri ka shtruar iftar për personat me nevoja të veçanta, transmeton Portalb.mk.

““E ndjej për obligim që t’i falënderoj përzemërsisht; stafin udhëheqës të shoqatave pjesëmarrëse, të gjithë ata miq tanë që pranuan ftesën dhe e begatuan Sofrën tonë të iftarit.

Vërtetë, vlera e vërtetë e njeriut tek Allahu i Madhëruar matet sipas besimit, devotshmërisë, dhe dëlirësisë shpirtërore”, deklaroi Ismaili, duke theksuar që ata janë vlerë e shtuar e shoqërisë.

Ai falënderoi edhe organizatat që kontribuuan në organizimin e këtij iftari, shoqatën “Mirësia”, “Shpresa” dhe “Sos Vita”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button