Kate Jeyden theu rekord botëror duke vrapuar çdo ditë maraton për 100 ditë (VIDEO)

Një atlete theu rekordin duke vrapuar çdo ditë maraton për 100 ditë radhazi, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Kate Jayden, nga Derbyshire, ka përfunduar një vrap prej 42.1 kilometra çdo ditë që nga janari, duke mbuluar në total 4210 kilomtra.

Ajo arriti momentin historik teksa përfundoi Maratonën e Brighton të dielën.

Sipas Rekordeve Botërore Guinness rekordi aktual femëror mbahet nga vrapuesja amerikane, Alyssa Clark, e cila përfundoi 95 maratonë në 95 ditë rresht.

“Unë thjesht jam shumë e emocionuar. Ndihem shumë  privilegjuar që arrita të bëj këtë udhëtim. Shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe më kanë thënë që i kam frymëzuar me rekordin e ri.” tha Kate.

Jayden u nis më 1 janar për të vrapuar 4210 kilometra, distanca që një refugjat do të kalonte nga Aleppo, Siri, në MB, si një mënyrë për të mbëledhur para dhe ndërgjegjësim për të ndihmuar refugjatët.

Më pas ajo vendosi që të vraponte maraton për 100 ditë, me çka do të thyente një rekord botëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button