E kërcënuan qytetarin që nuk po e kthen borxhin me interes, u arrestuan dy qytetarët nga Shkupi

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy qytetarë në lidhje me rastin kur e kërcënojnë një familje për shkak se njëri nga anëtarët e familjes nuk po e kthente borxhin me interes, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policorë kanë arrestuar 43 vjeçarin I.A. dhe 43 vjeçarin A.M., të dy nga Shkupi. Në periudhën nga tetori i vitit 2021 deri në prill të vitit 2022, I.A. përmes marrëveshjes me gojë i ka dhënë hua 30 vjeçrit D.I. nga Shkupi, duke i caktuar edhe shkallën mujore të interesit, ashtu që deri në mars të vitit 2022, D.I. rregullisht e ka paguar këstin mujor në bazë të interesit”, raportojnë nga Policia.

Por, në momentin fund të marsit dhe fillim të prillit, I.A. vjeçari ka kërkuar nga D.I. një vlerë më të lartë, ofertë që është refuzuar nga D.I. Pas refuzimit, dy të dyshuarit kanë kërcënuar 30 vjeçarin dhe familjen e tij. Për këtë, policia ka paralajmëruar kallëzim penal në Prokuroria, ndërsa Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e tyre nga Gjykata, në bazë të nenit 258 nga Kodi Penal për “zhvatje”.

Vitin e kaluar, Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar aksionin kundër “fajdeve”, si pjesë e luftës për rritjen e sigurisë së përgjithshme në vend, për çka ka kërkuar nga qytetarët të paraqesin rastet edhe në mënyrë anonime. Policia, duke e përkufizuar “fajden” si dhënie e të hollave hua me kamatë shumë të lartë, përkujtoi që në bazë të nenit 260 nga Kodi Penal, kjo është një vepër e dënueshme deri më 3 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button