Pendarovski takoi Abazoviqin

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, sot në Cetinje takoi zëvendëskryeministrin dhe kryeministrin e mandatuar për përbërjen e Qeverisë së re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, transmeton Portalb.mk.

Nga Zyra e Presidentit njoftuan se në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve, duke theksuar mundësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik.

“U diskutuan edhe çështje që lidhen me perspektivën evropiane të dy vendeve, si dhe situatën aktuale në rajon më gjerë, në kuadër të pushtimit rus të Ukrainës. Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut po i kushton vëmendje të veçantë situatës politike në Mal të Zi dhe uron formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re”, njoftoi Zyra e Presidentit.

Pendarovski në Cetinje u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button