Studentët demantuan dekanin Nafi Jashari, publikuan ankesa tjera ndaj profesoreshës Mehmedi (DOKUMENT)

Studentët e Fakultetit të Arteve – drejtimi Muzikor demantojnë dekanin e fakultetit, Nafi Jashari se, në adresë të universitetit përveç rastit me profesoreshën Besiana Mehmedi, nuk ka pas ankesa tjera nga studentë dhe ish-studentë. Jashari në një prononcim për media tha: Ne shpresojmë që së shpejti këtë problem do ta zgjedhim, për shkak se, nuk është ndonjë problem i cili përsëritet këtu në Fakultetin e Arteve, shkruan Nistori, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, grupi i studentëve protestues thonë se nuk është e vërtetë pjesa e deklaratës së dekanit (nga minuta 3:30) që ky rast është i vetmi dhe nuk është rast që përsëritet. Studentët thonë se ka raste të tjera të cilët studentët dhe ish-studentë janë ankuar, madje i kanë edhe të dokumentuar.

Përveç ankesës së studentëve ndaj sjelljes së profesoreshës Mehmedi, ka edhe ankesa tjera të dokumentuara të studentëve. Bëhet fjalë për ankesa të studentëve të vitit IV-të, studentë vitit të III-të dhe të II-të. Në vijim i lexoni ankesat e studentëve të cilat ende nuk kanë marrë përgjigje dhe sipas studentëve kanë hasur në vesh të shurdhër.

Ankesa e studentëve të vitit të I, foto nga Nistori
Ankesa e studentëve të vitit të I, foto nga Nistori
Ankesa e studentëve të vitit të III-të
Ankesa e studentëve të vitit të III-të
Ankesa e studentes së vitit të IV-të. Ajo për shkak të raportit të keq me profesoreshën Mehmedi, kërkon nga rektorati që t’i ndërrohet profesoresha për shkak se: Nuk respekton orarin e ligjëratave; Qëndron në telefon gjatë orës së mësimit; Bërtet dhe i trajton keq.
Ankesa e studentes së vitit të IV-të. Ajo për shkak të raportit të keq me profesoreshën Mehmedi, kërkon nga rektorati që t’i ndërrohet profesoresha për shkak se: Nuk respekton orarin e ligjëratave; Qëndron në telefon gjatë orës së mësimit; Bërtet dhe i trajton keq.

Letrën e studentëve të vitit të tretë të drejtuar rektoratit të plotë e gjeni KËTU.

Universiteti i Tetovës në lidhje me rastin e profesoreshës Besiana Mehmedi nuk u përgjigj nëse në adresë të tyre ka arritur vetëm një ankesë e studentëve apo bëhet fjalë për më shumë ankesa në drejtim të profesoreshës në fjalë.

Profesoresha Mehmedi nuk u përgjigj në pyetjen nëse bëhet fjalë për ankesë të grupit të studentëve, sipas saj, denigrues apo ka hasur në probleme edhe me paralelet tjera.

Rikujtojmë që studentët e muzikës të UT-së të enjten para mediave deklaruan se profesoresha Besiana Mehmedi i ka kërcënuar për shkak të një reagimi që njëri prej studentëve e ka bërë në rrjetin Facebook. Ata thonë se profesoresha vazhdimisht ka sjellje jo të mirë ndaj tyre. Si rezultat i kësaj ata bojkotojnë mësimin në orën e profesoreshës.

Profesoresha Mehmedi, në reagimin e saj të dytë publik për mediat, i konsideroi shpifje ankesat e studentëve që sipas saj mundohen të njollosin personalitetin e saj si pedagoge dhe artiste.

“E vërteta është krejt ndryshe dhe jo ashtu siç duan të më prezantojnë ata që përmes baltosjes sime duan t’i fshehin dobësitë e tyre. Me letra të zbrazëta nuk mund të më sfidoni dhe kot e keni të mbroni atë që nuk mbrohet, sepse nëse është dikush që ka luftuar dhe po lufton për ngritjen e studentëve jam unë dhe kolegët e mi. Kurse të gjithë ju që po fërkoni duart dhe po prisni të ndodhë dorëzimi im para shantazheve tuaja të ulëta, në fund do të mbeteni me gishta në gojë. Dinjitetin tim njerëzor e profesional do ta mbroj edhe në rrugë ligjore”, tha Mehmedi në reagimin e saj, të cilin të plotë e gjeni duke klikuar KËTU.

Dekani i këtij fakulteti tha se rasti po shqyrtohet nga komisioni disciplinor dhe se do të ketë epilog. Parlamenti studentor i UT-së pa qëndrim për rastin. Prindërit dhe ish studentët përkrahin kërkesat e studentëve, Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) tha se do kërkojë përgjegjësi në Prokurori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button