Aplikacioni YouTube sjell një prej funksionaliteteve më të kërkuara në iOS

Nëse ende nuk keni opsionin “picture-in-picture” të YouTube në pajisjen tuaj Apple, së shpejti do të jetë i disponueshëm për të gjithë, transmeton PCWorld.al.

YouTube tha se PiP do të ofrohet në ditët në vijim për pajisjet që kanë versionin iOS 15. Si me çdo aplikacion tjetër që ofron PiP, përdoruesit mund të shohin një dritare video pluskuese në ekran ndërsa përdorin aplikacione të tjera.

Funksionaliteti është pritur prej kohësh dhe YouTube tha fillimisht se do të ofrohej vetëm për përdoruesit me pagesë Premium.

YouTube është ndër të fundit pas Disney+, Netflix, Twitch dhe të tjerë që kanë aktivizuar PiP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button