fbpx

Integrimi, Rama: Ndahemi nga RMV në qershor, nëse Bullgaria pengon sërish procesin

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Kancelarin federal të Gjermanisë, Olaf Scholz u shpreh i inkurajuar nga biseda që kishte pasur me këtë të fundit, transmeton TV Klan.

“Gjeta një gatishmëri jashtëzakonisht inkurajuese të tij dhe të Gjermanisë në emër të tij, për të shtyrë me më shumë vendosmëri procesin e integrimit europian të Ballkanit, duke filluar nga përmbushja e një faze të procesit sa i takon Shqipërisë dhe RMV që shpresojmë të ndodhë në këshillin e ardhshëm të muajit Qershor. Ne e çmojmë shumë konsideratën e qeverisë federale dhe janë shumë të çmuara vlerësimet që kancelari bëri publikisht për progresin që kemi bërë. Jemi koshientë që kemi ende për të bërë dhe jemi shumë të vendosur që t‘i bëjmë të gjitha ato që duhen bërë “.

Rama po ashtu tha se Shqipëria është në një linjë sa i takon agresionit rus në Ukrainë. “Dënojmë njëzëri krimet në Ukrainë dhe kërkojmë armëpushim sa më të shpejtë”, theksoi Rama.

Më tej, Kryeministri shqiptar mirëpriti qëndrimin e kancelarit Scholz për rivitalizimin e procesit të Berlinit, duke thënë se ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Sa i përket procesit të integrimit, Kryeministri sqaroi se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut nëse në Qershor Bullgaria do të bllokojë sërish RMV.

“Kjo do të ndodhë nga ana jonë vetëm nëse në qershor nuk do të hapen negociata për Shqipërinë vetëm për shkak të Maqedonisë. Ne do të vazhdojmë të jemi në një linjë me Maqedoninë e Veriut që të dyja vendet duhet të marrin dritën jeshile, por nëse sërish Bullgaria do të bllokojë procesin ne do të kërkojmë që të na ndajnë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button