Bjellorusia e vendosi Maqedoninë e Veriut në listën e “vendeve armike”

Bjellorusia shpalli sot listën e “vendeve armiqësore”, e cila përveç vendeve anëtare të BE-së përfshin 12 vende të tjera – Shtetet e Bashkuara, Britanin[, Australinë, Kanadanë, Norvegjinë, Zelandën e Re, Shqipërinë, Islandën, Maqedoninë e Veriut, Lihtenshtajnin, Malin e Zi dhe Zvicrën, njoftoi Interfax, transmeton Portalb.mk.

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka nënshkruar një dekret me qëllim që siç thuhet “t’i mbrojë subjektet ekonomike nacionale nga huamarrja me mjete nag llogaritë e tyre me kërkesë të banorëve të vendeve të huaja që kryejnë akte armiqësore kundër personave juridik ose fizik bjelloruse.

Bjellorusia nuk po merr pjesë në luftën e Rusisë në Ukrainë, por pasi Lukashenko konsiderohet i afërt me presidentin rus Vladimir Putin edhe ajo është subjekt i një sërë sanksionesh perëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button