Kovaçevski zhvilloi takim me Escobarin dhe Lajçakun, në fokus eurointerimet dhe Ukraina

Kryetari i Qeverisë së Republikës së  Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski kryeson delegacionin qeveritar në Forumin e shtatë Ekonomik Delphi në Greqi, ku do të takohet me funksionar evropian dhe të rajonit, transmeton Portalb.mk.

Kovaçevski, u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-vepër Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.

Në takim, Kovaçevski dhe Eskobar biseduan për situatën aktuale në botë, krizën e shkaktuar nga agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe për trajtimi dhe përgjigjja efektive ndaj masave të Qeverisë për krizën energjetike.

Kryeministri Kovaçevski  në bisedën me Eskobar, theksoi se është siguruar  vazhdimësi e qëndrueshme e përcaktimeve strategjike politike për të mbështetur proceset për pjesëmarrjen aktive të Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe për të përshpejtuar integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Eskobar e theksoi domosdoshmërinë për përshpejtimin maksimal të procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE me fillimin e negociatave për aderim dhe e theksoi mbështetjen e SHBA-ve për gjetje urgjente të zgjidhjeve të pranueshme reciproke për çështjet dypalëshe me Republikën e Bullgarisë.

Dimitar Kovaçevski dhe Gariel Escobar

Kovaçevski dhe Eskobar ranë dakord se nuk ka kohë për të humbur dhe se çdo vonesë e mëtejshme në proces shkakton pasoja serioze rajonale, nxit një narrativë nacionaliste, që  hap derën për rritjen e ndikimit të palëve të treta.

Një pjesë e përgjigjeve nga këto rreziqe, u tha në takimin Kovaçevski-Eskobar, i përmban nisma “Ballkani i Hapur”, i cili, siç theksoi Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, SHBA-ja  plotësisht e mbështet për shkak se koncepti i saj ndihmon zhvillimin rajonal dhe përshpejton integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Delegacioni i Dimitar Kovaçevskit me Gabriel Escobar
Delegacioni i Dimitar Kovaçevskit me Gabriel Escobar

Në takim u konstatua se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE si temë jashtëzakonisht e rëndësishme për SHBA-të, bashkë me pjesëmarrjen e përbashkët strategjike në NATO dhe me partneritetin bilateral ndërmjet dy vendeve, i cili është në zhvillim të vazhdueshëm.

Kryeministri zhvilloi takim edhe me përfaqësuesin Special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Takimi u fokusua në situatën aktuale të krizës në Evropë të shkaktuar nga agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës.

Gjatë bisedës, kryeministri Kovaçevski dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, ranë dakord se lufta në Ukrainë ka pasoja negative për stabilitetin e Evropës dhe veçanërisht për Ballkanin Perëndimor dhe thanë se përgjigja e duhur ndaj këtyre pasojave është përshpejtimi i procesit integrues me vendet e rajonit dhe negociata urgjente me Maqedoninë e Veriut si prioritet.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në takimin me Lajçak theksoi se ka progres në dialogun Shkup-Sofje, për të cilin kërkohet përkrahja e Brukselit për të përcaktuar kornizën negociuese dhe për të vendosur synimin për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut sa më shpejt me Komisionin Evropian si fillim të procesit të mbylljes së kapitujve për anëtarësim në BE.

Dimitar Kovaçevski dhe Mirosllav Lajçak
Dimitar Kovaçevski dhe Mirosllav Lajçak

Gjithashtu, janë planifikuar takime me homologun kosovar Albin Kurti, ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe me ish-kryeministrin e Greqisë dhe liderin e “Syriza”, Alexis Tsipras.

Të pranishëm në Forum janë edhe kryeministrat e Bullgarisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi, gjë që  këtë vit parasheh një seksion të veçantë kushtuar Ballkanit Perëndimor. Afro 800 folës nga mbi 36 vende u konfirmuan në Forumin e shtatë Ekonomik Delphi, të titulluar “Realitete të reja“. Janë përfshirë një sërë temash, si siguria botërore, ekonomia globale, ndryshimet klimatike, e ardhmja e BE-së, teknologjia, shëndetësia, shoqëria dhe kultura.

LEXO: Kovaçevski-Bler: Fokusi në zhvillimin ekonomik është i domosdoshëm edhe në kohë krize globale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button