IDSCS, MCMS dhe SELDI e mbajtën forumin rajonal “Lufta kundër korrupsionit: Ballkani Perëndimor në fokus”

Instituti për Demokraci Societas Civilis, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Lidership për Zhvillim dhe Integritet në Evropën Juglindore (SELDI) e mbajtën sot forumin rajonal: “Lufta kundër korrupsionit: Ballkani Perëndimor në fokus” (The Fight Against Corruption: The Western Balkans in Focus).

Ngjarja u mbështet nga Bashkimi Evropian, Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut dhe USAID nëpërmjet Projektit për Pjesëmarrje Qytetare.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje ishte t’i jep shtysë reformave të vazhdueshme dhe të nevojshme kundër korrupsionit dhe të ofrojë një hapësirë ​​për diskutim mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin midis aktorëve ndërkombëtarë, atyre qeveritarë dhe civilë.

Forumin e hapën Marko Troshanovski, Kryetar i IDSCS, Aleksandar Krzhalovski, Drejtor i MCMS, Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejz Marie Bërns dhe Alan Xhons, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian.

Krzhalovski theksoi se qëllimi i kësaj konference është që fokusi i luftës kundër korrupsionit të mbahet lart në agjendat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Bota po përballet me një problem të madh për momentin, me luftën në Ukrainë dhe ne të gjithë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndalur luftën dhe për të rivendosur stabilitetin. Por gjithashtu duhet të mbajmë vëmendjen dhe përpjekjet tona për çështje dhe prioritete të tjera si korrupsioni,” tha Krzhalovski.

Troshanovski vuri në dukje se ndoshta elementet më të rëndësishme gërryese të qëndrueshmërisë dhe stabilitetit të rajonit janë rezultatet e pamjaftueshme në aspektin e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Shteti i robëruar dhe presioni i korrupsionit vazhdojnë të jenë të mëdha, dhe megjithëse ka ishuj integriteti (si sistemore ashtu edhe individuale), ka mungesë të integritetit të qeverisjes që do të nxisë vazhdimisht ndryshime pozitive shoqërore, megjithëse kuadri ligjor është kryesisht e kënaqshme”, tha Troshanovski.

Ulja e korrupsionit e forcon sigurinë kombëtare, tha ambasadorja Bërns.

“Kur qytetarët e një kombi mendojnë se nuk mund të kenë sukses në sistemin e tyre për shkak të zyrtarëve të korruptuar dhe praktikave korruptive, shohim efekte të rrezikshme. Korrupsioni shërben si shtytës për tregime të rreme, madje edhe të dhunshme dhe ekstremiste. Korrupsioni e gërryen besimin e qytetarëve tek institucionet. SHBA kanë investuar shumë në sistemin e drejtësisë të Maqedonisë së Veriut për të mbyllur dobësitë. Mbetemi të përkushtuar ndaj këtij partneriteti strategjik dhe shpresojmë të vazhdojmë të shohim se investimet që i kemi bërë së bashku do të shpërblehen me një sistem që siguron qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë”, tha ambasadorja.

Xhons theksoi se korrupsioni i prek të gjitha aspektet e shoqërisë sonë, është pengesë për gëzimin e plotë të të drejtave të njeriut, e minon sundimin e ligjit, demokracinë dhe rritjen ekonomike dhe ndihmon krimin e organizuar.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për efektet që i ka korrupsioni dhe përse është e rëndësishme të shtojmë përpjekjet tona për të luftuar këtë fenomen. Lufta ruse në Ukrainë tregon më shumë se kurrë rëndësinë e shoqërive elastike dhe të qëndrueshme. Jemi të bindur se qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe institucionet e forta demokratike janë shtyllat e një shoqërie dhe ato janë shumë të rëndësishme për sigurinë,” shtoi Xhons.

Diplomacia kundër korrupsionit me partnerët transatlantikë ishte tema e sesionit të parë të trajtuar nga Rusllan Stefanov nga Qendra për Studimin e Demokracisë, Nikolla Burazer, Drejtor Programor i Qendrës për Politikë Bashkëkohore dhe Snezhana Petijeviq menaxhere e programit të KRIK, ndërsa sesionin e moderoi nga Misha Popoviq nga Instituti për demokraci. Në seancë u diskutua për atë se cilat duhet të jenë prioritetet kryesore, modalitetet dhe aktivitetet që duhet t’i ketë diplomacia kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

Në sesionin e dytë u drejtuan Ministrat e Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor, të cilët folën për zgjerimin e bashkëpunimit kundër korrupsionit midis qeverive. Në panel morën pjesë zëvendësministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Agim Nuhiu, i Shqipërisë Ulsi Manja, Ministrja e Kosovës Albunela Haxhiu dhe Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë së Malit të Zi, Bojan Bozhoviq.

Në sesionin e tretë, Aleksandar Gerganov, analist i lartë në Qendrën për Studim të Demokracisë, prezantoi të dhëna për tendencat e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor 2014-2021.

Në sesionin e fundit gjatë Forumit të titulluar “Partneritetet Strategjike për Asistencë kundër Korrupsionit në Ballkanin Perëndimor” folën Vojtek Hons, Drejtor i Përgjithshëm për Negociata për Fqinjësi dhe Zgjerim i Komisionit Evropian, Kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit të Maqedonisë së Veriut, Biljana Ivanovska. Drejtoresha e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Mal të Zi, Jelena Peroviq, Rovena Sulstarova nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim nga Shqipëria, Andrija Mlladenoviq nga Qendra për Politika Evropiane në Serbi, Viktorija Nesterovait nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Kriminalitetin (UNODA) dhe Ana Xhurniq nga Instituti Alternative nga Mali i Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button