U arrestua një qytetar nga rajoni i Tetovës për pjesëmarrje në luftë të huaj

Në fshatin Negotinë të Pollogut dje rreth orës 11.00 nëpunës policor nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 30 vjeçarin Z.S nga ky fshat i dyshuar për vepër të kryer penale “pjesëmarrje në luftë të huaj, polici, formacione paraushtarake dhe parapolicore”, ndëshkuese sipas nenit 322, paragrafi 3 nga Kodi penal, raporton MIA.

Siç ka informuar sot MPB-ja ai është dërguar në stacion policor dhe është nxjerrë para gjykatësit në procedurë paraprake me çka i është caktuar masë e paraburgimit.

Arrestimi i Z.S ka qenë me kërkesë të Sektorit për luftim të krimit serioz të organizuar, ndërsa në koordinim me Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button