Finalja e Kupës së futsallit do të luhet ndërmjet ekipit Arben Bajrami dhe Karadakut

Ekipi i futsallit Arben Bajrami do të luajë kundër ekipit të Karadakut në Kupën e Maqedonisë së Veriut në futsal, ndeshje e cila do të luhen nesër, transmeton Portalb.mk.

“Ekipet e futsallit, Arben Bajrami dhe Karadaku, nesër do të përballen në sallën Autokomanda në Shkup, do t’i matin forcat ne finale e Kupës së Maqedonisë në futsal”, bëjnë të ditur nga Federata e Futbollit në Maqedoni, duke sqaruar që këta ekipe për herë të parë kanë mundësi të fitojnë këtë trofe.

Ndeshja do të fillojë prej orës 21:00, ndërsa këta ekipe kanë mundësi që për herë të parë të fitojnë këtë trofe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button