Rasti “Lidhja ndërkombëtare”: Boki-13 u dënua me nëntë vjet burg, Remenski u lirua nga akuza

Gjykata Themelore Penale shpalli aktgjykimin për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”. Bojan Jovanovski -Boki 13 u dënua me 9 vjet burg. Jasna Mandiq Ercegoviq (kryetare e OJQ-së) u dënua me 4 vjet burg. Frosina Tashevska Remenski, ish-nënkryetare e LSDM-së dhe ish-nënkryetare e Kuvendit, është liruar nga akuza pasi prokuroria nuk e ka vërtetuar fajësinë, transmeton Portalb.mk

Hristina Karajovanova Blazhevska (asistente dhe bashkëpunëtore e Boki 13) është dënuar me 1 vit burg.

Mile Jovanovski (babai i Boki 13) është dënuar me masë alternative, dënim me kusht prej 2 vitesh burg nëse nuk kryen vepër tjetër në 5 vitet e ardhshme.

Personi juridik Lidhja ndërkombëtare është dënuar me 1 milion denarë.

Gjykata vendosi edhe për konfiskimin e pasurisë së fituar ose të përdorur për vepër penale.

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit aktakuzën e ngriti para më shumë se dy vitesh (3 janar 2020), kurse gjykata e miratoi pas pothuajse pesë muajsh (12 maj 2020), ndërsa gjykimi filloi në korrik të atij viti.

Prokuroria pretendonte se dy biznesmenët Siljan Micevski dhe Ardian Amzoski ishin mashtruar me projektet për ndërtimin e Qendrës evropiane për të rritur dhe shërbime mobile dhe kanë dhënë gati një milion euro – Micevski në shumën e 719.905, ndërsa Amzoski 233.821 euro.

Nënkryetarja e Lidhjes ndërkombëtare, Jasna Ercegoviq dhe asistentja e Bokit, Hristina Blazhevska, akuzoheshin për ndihmë dhe nxitje në veprat e kryera nga i akuzuari i parë.

Ish-deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, ndiqej për ndihmë në veprën – mashtrim.Për babain e Bokit, Mile Jovanovski, prokuroria dyshonte se ka ndihmuar në veprën e pastrimit të parave dhe ndiqej për veprën penale prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe trafikim i paautorizuar i armëve pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën tre pistoleta gjysmë automatike dhe municione për të cilat nuk kishte leje.

Nga ana tjetër, të pandehurit gjatë gjithë procesit i mohuan akuzat dhe pretenduan se bëhej fjalë për projekte reale dhe jo mashtrim. Në fjalën e tij përmbyllëse, Jovanovski tha se ata ishin mashtruar nga politikanët dhe keqpërdorur nga qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button