fbpx

Borrell: Rusia e ktheu konfliktin e armatosur në Evropë 30 vjet pas luftës në BeH

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sot ka theksuar se 30 vjet nga lufta në Bosnjë e Hercegovinë, Rusia e ka kthyer konfliktin e armatosur në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Shërimi i plagëve kërkon kohë, forcë dhe angazhim. Udhëheqësit e Bosnjë e Hercegovinës doemos duhej të punonin për të pajtuar dhe kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës, për një BeH paqësore dhe të begatë, me një të ardhme evropiane”, shkroi Borrell në Twitter.

Borrell do të marrë pjesë sot në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, në të cilin aleanca pritet të diskutojë ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën dhe mbrojtjen e aleatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button