Komisioni për Sëmundje Infektive: Me maska vetëm te mjeku, shtëpi të moshuarve, barnatore dhe transport publik

Komisioni për Sëmundje Infektive sot mbajti mbledhje në të cilën miratoi vendim për zvogëlimin e masave restriktive dhe rekomandoi dy masa të reja, njofton Portalb.mk.

“propozojmë që të shfuqizohet mbajtja e masave në hapësirë të mbyllur. Përjashtim prej kësaj mase janë institucionet shëndetësore, shtëpitë që kujdesen për njerëzit, barnatore dhe transport publik. Maskat mund të mbahen vetëm me dëshirë, por mbajtja e obligueshme nuk praktikohet”, thonë nga Komisioni.

Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, nga Komisioni sqaruan se kjo masë vlen edhe për mësuesit, gjegjësisht edhe ata nuk do të obligohen të mbajnë maskë mbrojtëse.

Masa e dytë që propozohet ka të bëjë me ndjekjen e kontakteve.

“Shfuqizohet ndjekja epidemiologjike e kontakteve dhe izolimit të kontakteve. E vlerësojnë gjendjen epidemiologjike dhe propozojmë që gradualisht të lirohen masat”, vlerësojnë nga Komisioni.

Masat do të propozohen te Shtabi Kryesor i Krizës, nëse atje miratohen, do të dërgohen në seancë qeveritare për miratim dhe hyrje në fuqi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button