RMV, familjarët e viktimave nga aksidenti në Bullgari: Duam vetëm drejtësi

Pas vendimit për të mos diskutuar në komisionin parlamentar anketues për tragjedinë në Bullgari, kanë reaguar familjarët, njofton Portalb.

“Ne familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në Bullgari, kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë. Për këtë qëllim kërkuam që në Kuvend Komisioni anketues të mbajë mbledhje për të drejtat dhe liritë e njeriut. Por, sot morëm përgjigjen se këtë mbledhje, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka anuluar”, reagojnë familjarët.

Sipas tyre, vendimet e këtilla janë tentim për të fshehur tragjedinë. Ata theksuan se Xhaferi i ka rënduar edhe më shumë dhimbjen dhe e pyetën publikisht, përse i pengon e vërteta, kë dëshiron ta mbrojë dhe pse nuk lejon hetim parlamentar.

Më 23 nëntor, në aksidentin e autobusit që ndodhi në autostradën “Struma” në Bullgari jetën e humbën 45 udhëtarë, të cilët ktheheshin nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button