Regjistrimi 2021: Numri i ateistëve është 8.764, numri i agnostikëve tani është për personat që nuk janë deklaruar

vend 355, gjithsej 8.764 qytetarë nga vendi janë deklaruar se janë ateistë në regjistrimin e vitit të kaluar, të zbatuar nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS). Sipas kësaj, ateistë janë 0.48% nga popullata e përgjithshme rezidente në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

Njëkohësisht, në tabelën e re të publikuar, agnostikët nuk janë fare në listë, derisa personat që nuk janë deklaruar për përkatësinë religjioze tani janë 1.964 (0.11%), gjegjësisht numri identik nën të cilin paraprakisht janë regjistruar agnostikët. Gjithashtu, numri i personave që nuk janë deklaruar paraprakisht ishte 16.

Nga ESSH kërkojnë falje për gabimin e bërë duke sqaruar ndryshimet e kryera.

“Në kumtesën Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021 – seti i parë i të dhënave, i publikuar më 30 mars 2022, në tabelën 9 – Gjithsej popullsi rezidente në Maqedoninë e Veriut sipas deklarimit për përkatësinë religjioze, sipas gjinisë – Regjistrimi 2021, është bërë gabim teknik me atë që në radhët “Nuk është besimtar (ateist) dhe “Të krishterë evangjelistë protestantë” është bërë ndërrim i të dhënave”, thuhet në sqarimin e ESHS-së.

Për këtë arsye është bërë korrigjim në tabelë, a njëkohësisht të gjitha paraqitet nën 500 persona te grupi religjioz tani nuk tregohen më në tabelë për shkak të hapësirës së kufizuar, shtojnë nga ESHS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button